Skip to content Skip to footer

DREJTUES I MJETIT TË VOGËL LUNDRUES

KATEGORIA “B”

Përshkrimi i kursit

Kursi i Trajnimit për Skipper Kategoria “B” synon të ofrojë njohuri teorike për drejtuesit e mjeteve të kategorisë “B” në përputhje me udhëzimin Nr. 2, datë 5/5/2021, dhe të sigurojë kualifikimin e tyre për përdorimin e mjeteve lundruese. Përfshin të gjitha kërkesat e shtojcës 2 të udhëzimit dhe pas suksesit në kurs dhe provim, kandidatët marrin liçensën e tyre si Skipper Kategoria “B”.

Qëllimi

Qëllimi i këtij kursi është ofrimi i njhohurive teorike të domosdoshme që duhet të ketë secili drejtues mjeti sipas kategorisë ‘B’ dhe në udhëzimin Nr. 2 datë 5/5/2021 “Për kriteret e kualifikimit dhe kategoritë e drejtuesve të mjeteve lundruese në R.SH”

Objektivi

Programi i kursit për trainimin e Skipper përfshin kërkesat e dhëna në përputhje me shtojcën 2 të udhëzimit Nr. 2 datë 5/5/2021 “Për kriteret e kualifikimit dhe kategoritë e drejtuesve të mjeteve lundruese në R.SH” Kandidati, pas përfundimit të Kursit të Trajnimit për Skipper Kategoria “B” dhe pasi ka qenë i suksesshëm në provimin e kryer nga Administrata, do të konsiderohet kompetent dhe i liçensuar si një Skipper Kategoria “B”.

Kohëzgjatja:

24 orë

Përmbajtja

  1. Informacion i Përgjithshëm mbi Detarinë dhe Funksionimin e Institucioneve Shtetërore që Meren me Veprimtaritë Detare

  2. Njohuritë mbi Lundrimet Bregdetare, Përgatitja e Mjetit për Lundrim, Përcaktimet e Kurseve të Lundrimit, Shmangien e Rreziqeve Detare, Parashikimi i Motit etj.

  3. Njohuritë mbi Lundrimin e Sigurtë dhe Dritat e Lundrimit, Përdorimi i Mjeteve të Shpëtimit, Mjeteve Zjarrfikëse, Dhënia e Ndihmës së Parë, Sinjalet e Rrezikut, Përdorimi i Mjeteve të Komunikimit, Lundrimi në Kohë të Kqij dhe me Pamje të Kufizuar

  4. Njohuritë e Përgjithshme mbi Verifikimin e Gjendjes Fizike të Mjetit, Akostim-Çakostim e Mjetit me Kiç, Bord, Kalimi në Kanale dhe Zona të Kufizuara, Bovat Orientuese, Orientimi Astronomik në Vija të Përgjithshme

  5. Njohuritë mbi Veprimet që Duhet të Ndërmërren në Raste të Emergjencës, si: Zjarr në Mjet, Rënie në Çekëtinë, Përplasje etj.

  6. Njohuritë mbi Mirëmbajtjen e Mjetit, Përgjegjësitë për Ndotjet Detare dhe Detyrimi për Parandalimin e Ndotjeve Detare.

  7. Praktikë me Mjetin Lundrues

Miratimi