DREJTUES I MJETIT TË VOGËL LUNDRUES
KATEGORIA “B”
Përshkrimi i kursit
Kursi i Trajnimit për Skipper Kategoria “B” synon të ofrojë njohuri teorike për drejtuesit e mjeteve të kategorisë “B” në përputhje me udhëzimin Nr. 2, datë 5/5/2021, dhe të sigurojë kualifikimin e tyre për përdorimin e mjeteve lundruese. Përfshin të gjitha kërkesat e shtojcës 2 të udhëzimit dhe pas suksesit në kurs dhe provim, kandidatët marrin liçensën e tyre si Skipper Kategoria “B”.
Qëllimi
Qëllimi i këtij kursi është ofrimi i njhohurive teorike të domosdoshme që duhet të ketë secili drejtues mjeti sipas kategorisë ‘B’ dhe në udhëzimin Nr. 2 datë 5/5/2021 “Për kriteret e kualifikimit dhe kategoritë e drejtuesve të mjeteve lundruese në R.SH”
Objektivi
Programi i kursit për trainimin e Skipper përfshin kërkesat e dhëna në përputhje me shtojcën 2 të udhëzimit Nr. 2 datë 5/5/2021 “Për kriteret e kualifikimit dhe kategoritë e drejtuesve të mjeteve lundruese në R.SH” Kandidati, pas përfundimit të Kursit të Trajnimit për Skipper Kategoria “B” dhe pasi ka qenë i suksesshëm në provimin e kryer nga Administrata, do të konsiderohet kompetent dhe i liçensuar si një Skipper Kategoria “B”.
Kohëzgjatja:
24 orë
Përmbajtja
- Informacion i Përgjithshëm mbi Detarinë dhe Funksionimin e Institucioneve Shtetërore që Meren me Veprimtaritë Detare 
- Njohuritë mbi Lundrimet Bregdetare, Përgatitja e Mjetit për Lundrim, Përcaktimet e Kurseve të Lundrimit, Shmangien e Rreziqeve Detare, Parashikimi i Motit etj. 
- Njohuritë mbi Lundrimin e Sigurtë dhe Dritat e Lundrimit, Përdorimi i Mjeteve të Shpëtimit, Mjeteve Zjarrfikëse, Dhënia e Ndihmës së Parë, Sinjalet e Rrezikut, Përdorimi i Mjeteve të Komunikimit, Lundrimi në Kohë të Kqij dhe me Pamje të Kufizuar 
- Njohuritë e Përgjithshme mbi Verifikimin e Gjendjes Fizike të Mjetit, Akostim-Çakostim e Mjetit me Kiç, Bord, Kalimi në Kanale dhe Zona të Kufizuara, Bovat Orientuese, Orientimi Astronomik në Vija të Përgjithshme 
- Njohuritë mbi Veprimet që Duhet të Ndërmërren në Raste të Emergjencës, si: Zjarr në Mjet, Rënie në Çekëtinë, Përplasje etj. 
- Njohuritë mbi Mirëmbajtjen e Mjetit, Përgjegjësitë për Ndotjet Detare dhe Detyrimi për Parandalimin e Ndotjeve Detare. 
- Praktikë me Mjetin Lundrues 
 
															Miratimi