LUNDRIMI ME RADAR, NË NIVEL OPERACIONAL
Përshkrimi i kursit
Ky kurs ofron trajnim teorik dhe praktik për oficerët e navigacionit në anijet e pajisura me radar, në përputhje me standardet e detyrueshme të Tabelës A-II/1 të STCW për “përdorimin e radarit dhe ARPA-s për të siguruar sigurinë e lundrimit”. Përmes këtij kursi, praktikanti do të fitojë njohuri të thella rreth përdorimit të radarit, përfshirë përcaktimin e momentit të përdorimit, zgjedhjen e parametrave të përshtatshëm sipas kushteve, dhe vendosjen e kontrolleve për performancë optimale. Gjithashtu, ata do të jenë të vetëdijshëm për kufizimet e pajisjeve në zbulimin e targeteve dhe në nivelin e saktësisë. Pas përfundimit të kursit dhe pas arritjes së standardit të performancës, ata do të jenë në gjendje të përdorin radarin me kompetencë për të siguruar sigurinë e lundrimit.
Qëllimi
Ky kurs ofron trajnim në teorinë bazë dhe përdorimin e radarit për oficerët e ngarkuar në një shërbim navigacional në anijet që janë të pajisura me radar. Ai synon të jetë në përputhje me standardet e detyrueshme në Tabelën A-II/1 të STCW për “përdorimin e radarit dhe ARPA-s për të mbajtur sigurinë e lundrimit”.
Objektivi
Një praktikant i cili përfundon me sukses këtë kurs dhe plotëson standardet e performancës së kërkuar do të njohë kur duhet të përdoret radari; do të zgjedhë një mënyrë dhe diapazon të përshtatshëm parametrave sipas rrethanave; do të jetë në gjendje të vendosë kontrollet për performancë optimale; dhe do jetë i vetëdijshëm për kufizimet e pajisjeve në zbulimin e targeteve dhe në termat saktësisë.
Kohëzgjatja:
32 orë
Përmbajtja
- Teoria Bazike dhe Funksionimi i Sistemit të Radarit Detar
- Vendosja dhe Operimi i Radarit në Përputhje me Udhëzimet e Prodhuesit
- Përdorimi i Radarit për të Siguruar Lundrim të Sigurt
- Plotimi Manual me Radar
- Funksionet e Raportimit të Sistemit ARPA ose TT dhe AIS
- Operimi me ARPA ose Gjurmimi i Targetit me Radar (TT) dhe Funksioni i Targetit të Raportuar nga AIS
- Zbatimi i COLREG-ut kur Përdorni Radar
Miratimi